Enver Hasani

Enver Hasani: Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë

Eksperti i Drejtësisë, Enver Hasani ka deklruar se para se të formohe Qeveria, duhet zgjedhur kryetari i vendit. Ai ka thënse se pas konstituimit të Kuvendit, deputetët duhet fillimisht të trajtojnë çështjen e zgjedhjes së presidentit, veçanërisht tash kur posti i kreut të shtetit është vakant dhe mandej të vazhdohet me krijimin e Qeverisë. “Kjo që unë e them nuk është mendim i imi, por është normë. Është rregull kushtetues, aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, paragrafi 162 e bën të qartë si loti, që çdoherë kur nuk ka president, që është vakant, ai domethënë zgjidhet i pari. Kur, siç është rasti konkret. Atëherë janë gjashtëdhjetë ditë e vazhdon…. Unë, gjykuar sipas përvojës, që zoti Kurti s’është marrë fare as me Kushtetutë, as me ligj, i ka shkelur në mënyrën më primitive të mundshme që do të mbahet mend në historinë politike të këtij vendi” ka deklaruar për Kosovapres, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …