Janina Ymeri: Sektori i energjisë  po vazhdon të përballet me skandale ndërsa faturën e tyre po e paguajnë qytetarët

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka thënë se sektori i energjisë po vazhdon të përballet me skandale ndërsa faturën e tyre po vazhdojnë ta paguajnë qytetarët. Ajo ka theksuar se, pas publikimit të skandaleve që kanë zënë vend deri në Bruksel, për më shumë se 30 për qind ka rënë çmimi i bartjes ndërkufitare të energjisë elektrike, nga 7.5 milionë në 2.5 milionë euro. “Mendoj se këtu ka ndikuar shumë hetimi që është bërë dhe është duke u bërë. Rrugët rajonale tregtare janë pjesë e rajonit ndërkombëtar dhe nuk mundet me i injoru ZRrE-ja, aq më pak kjo e fundit, për të cilën unë mendoj se është palë e inkriminuar në këtë pikë. Kjo ka ndikuar që në këtë pikë me pas edhe vëmendje ndërkombëtare, e që mundet me u përcjellë edhe me dënime, siç ka ndodhur në Rumani, ku vetë EFT-ja, ose kompania e Vuk Hamoviqit, është dënuar” ka thënë mes tjerash kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri gjatë intervistës në EURO n’T7.

Kontrolloni gjithashtu

Boris Mijatovic: Qetësia në Kosovë në shumë raste është mashtruese

Duke folur lidhur me mundësinë e zvogëlimit të trupave të KFOR-it në vendin tonë,  deputeti …