Shenasi Naim Ibrahimi (7.9.1967 – 8.6.2001)

Shenasi Naim Ibrahimi (7.9.1967 – 8.6.2001)

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte ushtri e vullnetarëve liridashës shqiptarë, të cilët pas luftës në Kosovë dhe në tri komunat e Kosovës Lindore, filloi aktivitetin luftarake në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me qëllim për t u çliruar nga hegjemonia dhe depostizmimi sllavomaqedonas. Kësaj lufte iu bashkuan shqiptarë nga të gjitha viset etnike dhe pas disa muaj luftimesh të rrepta, në gusht të vitit 2001, kreu i luftës nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit, e cila parashihte realizimin të gjitha të drejtateve kombëtare e shoqërore për shqiptarët por jo edhe të drejtën e autonomisë.
Në luftën e Ushtrisë çlirimtare kombëtare kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë liridashës ndërsa nga mesi i tyre kanë rënë dëshmorë nga viset shqiptare të Maqedonisë, të Kosovës, Shqipërisë dhe Kosovës Lindore. Në luftën e UÇK-së kanë rënë edhe komandantë e luftëtarë të njohur kombit si Tahir Sinani, pjesëmarrës në tri luftërat çlirimtare, Naser Ademi pjesëmarrës në të gjitha luftërat çlrimtare në ish-Jugosllavi, në Kroaci, Bosnje, Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Maqedoni, Fadil Nimani, Skerdilajd Llagami e shumë të tjerë.

Radhëve të kësaj lufte, me kohëm iu kishte bashkura edhe Shenasi Ibrahimi.
Ai ka lindur më 7 shtator të vitit 1967 në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, në Maqedoni Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Një kohë ka punuar, autoelektricist në punëtorinë e vet. Babai Naimi e nëna Fatime kishin katër fëmijë: dy vajza: Fidajeten e Zeqaveten dhe dy djem Abdylmutalipin dhe Shenasiun, i cili ishte fëmija i katërt.
Shenasiu ishte i martuar me bashkëshorten Rexhijën, me të cilën kishte dy fëmijë: Mersimin 5 vjeçar dhe Naimin 4 vjeçar. Abdylmutalipi dhe Shenasiu qysh herët filluan të aktivizohen në veprimtari patriotike dhe dhe aktivitetin ushtarak e nisi prej vitit 1998. Atëherë iu bë edhe bastisja e shtëpisë dhe punëtorisë së tij me pretekst të kërkimit të armëve. Mirëpo fatmirësisht nuk arritën që të zbulojnë asgjë.
Shenasiu ka qenë i dënuar edhe me burg për armëmbajtje pa leje. Ia konfiskuan një revole rrugës për në fshatin Llojan. Mirëpo, nuk qëndroi në burg. Siç rrëfen babai Naimi, ai i kishte hetuar dy djemtë e tij se stërviteshin për luftë një vjet para se të fillonte lufta.
Ai Shenasiu filloi të sjellë edhe disa shokë të vet në shtëpinë e tij. Me ta e filloi aktiviteti ushtarak. Tregoi heroizëm të madh në luftë në pikën e parë në hyrje të Sllupçanit.
Stërvitja e tij paraprake ishte mësim i mirëë për çdo të ri, se si duhet të jetë i përgatitur me kohë për momentet më të rënda, përpara se ato të trokasin në dyert tona e të na gjejnë gafil. Ai qysh herët e kuptoi se në udhëkryq ku ndodhej populli, s’kishte rrugëdalje tjetër. Shtegu i vetëm i shpëtimit, ishte lufta, sepse regjimi maqedonas i kishte ezauruar të gjitha format demokratike, duke ngulfatur frymën e lirisë dhe të drejtave jo vetëm kombëtare, por edhe njerëzore.
Pasi komandant Beqir Sadiku u largua nga Sllupçani në drejtim të Haraçinës, Shenasiu, i cili ishte zëvendës i tij u zgjodh komandant Toge. Forcat sllavo-maqedonase përpiqeshin të depërtonin në brendi te fshatit Sllupçan, gjersa UÇK, në krye me Shenasiun sulmonte vazhdimisht. U zhvillua një luftë shumë e ashpër, në një anë në mbrojtje të vijës së frontit dhe në anën tjetër në thyerje të saj. Pas një beteje të ashpër Shenasiu ra dëshmor në mënyrë heroike, më 8 qershor 2001 në ora 14:15 minuta. Pikërisht, atë ditë tanket e forcave maqedonase ishin afruar te bregu i bardhë. Mirëpo, nuk ia dolën dot edhe pas 4 ditëve me rradhë nuk ia arritën ta mposhtin UÇK, prandaj filluan të tërhiqen.
Atë ditë ranë edhe katër dëshmorë. Babai i tij, Naimi thotë se ai i pari ia ka uruar Shenasiut inkuadrimin në rradhët e UÇK, duke e inkurajuar për fitore. Ai duke e arsyetuar luftën çlirimtare ka thënë: “Nëse unë nuk lejoj fëmijën tim të luftoj, tjetri gjithashtu nuk e lejon, atëherë nga se do të formohet ushtria?” (A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 - 2.5.1999)

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 – 2.5.1999)

Më 5 nëntor të vitit 1964, Ahmet Gegës, nga Studençani i komunës së Therandës (ish-Suharekë), i …