leoni

Gani Musë Balaj (18.11.1960 - 13.6.1998)

Gani Musë Balaj (18.11.1960 – 13.6.1998)

Gani Musë Balaj, u lind në Isniq, me 18 nëntor 1960. Prindërit Musë dhe Emine Balaj lindën e rritën tetë bijë e bija: Mehmetin, Nelin, Ganiun, Zyhranë, Xhevdetin, Hajrinë dhe Xhaferin. Muse Mehmeti me të bijtë e tij e tij kanë qenë të ngarkuar, pas rënies në burg të grupit Ismail Haradinaj, me organizimin e ilegales, përkujdesjen e familjeve të burgosura nga viti 1981, strehë e bashkëveprimtarëve tani dëshmorë: Enver Topalli, Nuhi Berisha, Sali Çekaj, etj.
Ganiu, shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmen, gjimnazin, “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan. Studimet i filloi por nuk arriti që t’ i kryejë deri në fund. Punoi auto mekanik në fabrikën e auto pjesëve në Deçan.
Në vitin 1980, ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në ish Jugosllavi (LNCVSHJ).
Ndërsa pas bashkimit të tri organizatave me 15 maj 1982, që u formua Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi. LRSSHJ,vazhdoi aktivitetin në këtë organizatë. Kontaktet e para me ilegalen patriotike i filloi në vitin 1980.
Veprimtaria e tij në kuadër të organizatave të fshehta atdhetare ishte e bujshme. Ganiu mori pjesë në shpërndarjen e shtypit ilegal, si: Lajmëtari i Lirisë, Liria dhe Zëri i Kosovës, të cilat informonin opinionin liridashës shqiptar për shtypjen dhe terrorin serbo e sllav në viset shqiptare të okupuara.
Ishte po ashtu pjesëmarrës në demonstratat gjatë viteve: 1981, 1982, 1983, 1988, 1989, 1990.
Pas vitit 1995, e deri në vdekje çdo here kanë qenë të pajisur me armë ,ndërsa zyrtarisht dita e martë me 31 mars 1998, në kullën e tyre i bashkojnë armët me Daut Haradinaj, tani gjeneral.
Zyrtarisht është kyçur në UÇK me 31 mars 1998, në fshatin Isniq në piken Balaj, ende pa u themeluar shtabi lokal i UÇK-së, të fshatit. Ka qenë në Shqipëri dy herë për furnizim armesh. Po ashtu ka qenë komandant togu në pikën e quajtur “Balaj”. Luftëtari me i ngushtë i tije ka qenë vëllai i tij Rrustemi.
Luftëtari i lirisë Gani Balaj, ka marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar në Isniqi, më 29 maj 1998. Këto luftime herë-herë edhe sporadike janë zhvilluar në distance prej 300 metrash.
Ganiu së bashku me vëllanë Xhaferin, u përjetësuan në altarin e Lirisë ditën e shtunë të datës 13 qershor 1998, në fshatin e lindjes në Isniq.
Gani Balaj ka qenë komandant togu, që e udhëhoqi me nderë deri sa damari i tyre rrodhi gjak. Është varrosur në ditën e rënies në varrezat e fshatit, ndërsa është rivarrosur në kompleksin memorial dëshmorët e kombit në Gllogjan me 16 tetor 2017.
Ka qenë i martuar dhe ka lënë gruan me dy djemtë: Dardanin e Ajetin dhe vajzën Drenushën. Ganiu kishte trashëguar sjelljet njerëzore nga familja, sjellje këto të veçanta. Ishte i dalluar nga moshataret sjellshëm, i urte dhe shumë i urtë për mikun dhe i zjarrtë për armikun. Gani Balaj se bashku me vëllanë, po ashtu dëshmorë kanë qenë edhe këngëtarë dhe u kanë kënduar trimave të rënë për çlirimin e Atdheut, Familja ruan disa incizime të këngëve të kënduara nga vëllezërit Balaj, të dy tani dëshmorë të Atdheut.
Në pikën “Balaj” në vendin e rënies është ngritur përmendore në shenjë respekti.
Për dëshmorin janë botuar shkrime biografike në librin “Te pavdekshmit e Dukagjinit” dëshmorët e UÇK–së, të ZOD, Gani Balaj se bashku me vëllanë, Xhaferin janë marrë me muzikë folklorike duke ju kënduar trimave të rënë nëpër epoka. Familja ruan disa incizime të këngëve ga vëllezërit Balaj, tani dëshmorë të Atdheut. (M. B.)

Kontrolloni gjithashtu

Bahri Ferat Kuçi (20.4.1971 - 11.3.1999)

Bahri Ferat Kuçi (05.04.1971 – 11.3.1999)

Dëshmori Bahri Kuçi u lind më 5 prill 1971, në fshatin Lugmir (ish-Dolak) të komunës …