Ylber Zenel Fanaj (29.8.1979 – 10.7.1998)

Ylber Zenel Fanaj (29.8.1979 – 10.7.1998)

Familja Fanaj ka qenë shumë e njohur në gjithë Krahinën e Lumës dhe më gjerë. Ajo ishte shtyllë e rezistencës kundër pushtuesit serbë, duke filluar qysh në Betejën e Lumës të nëntorit të 1912 ku kishin mbetur të vrarë mijëra serbë, të cilët pasi kishin larë me gjak dhe kishin pushtuar Kosovën, me përkrahje të Rusisë cariste dhe me bekimin e shteteve të Evropës, ata kishin nisur depërtimin nëpër trojet e Shqipërisë londineze me qëllim për t’i shfarosi fizikisht të gjithë shqiptarët, duke i paraqitur para botës turq e arnautë.
Serbët për hakmarrje pushkatuan të zotin e shtëpisë Mërtez Fanaj dhe vëllanë e tij Behlul Fanaj duke u djegur në kullën tre kate. Pas kësaj familja Fanaj kishte vazhduar përpjekjen për çlirimin e tokave shqiptare.
Me fillimin e luftës së Dytë Botërore djemtë e Fanajve ishin radhitur të gjithë në radhë të Lëvizjes Kombëtare për bashkimin e Shqipërisë Etnike.
Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore me ndarjen e Kosovës nga Shqipëria, familjes Fanaj iu shtua dhuna dhe presioni duke i shpallur si armiq të Jugosllavisë. Kjo ishte e vërteta sepse edhe Fanajt nuk u nënshtruan kurrë.
Në vitin 1951 arratiset në Shqipëri axha i Ylberit, Avdi Fanaj ku atje jetoi dhe jeton akoma familja. Pas kësaj familjes Fanaj iu shtua më shumë dhuna. UDB në vitin 1966 e mbytën në mënyrë mizore Nexhip Shash Fanajn.
Në vitin 1968 djali i të vrarit Nexhip Fanaj, Cen Nexhip Fanaj nga Gjimnazi i Prizrenit arratiset në Shqipëri ku jetoi dhe jeton akoma në Kukës. Pas kësaj Fanajt ishin të pranishëm në demonstratat e vitit 1981 ku morën pjesë të gjithë pa dallim. Asokohe parullat në fshat dhe rrethinë i shkroi Ferid Fanaj. Ata prisnin e përcillnin për në Shqipëri njerëzit e ilegales, për këtë arsye serbët hakmerren duke e vrarë Dalip Ibish Fanaj dhe më vonë në prill të vitit 1993 në pritën që kishin ngritur në kufirin Kosovë-Shqipëri e vrasin, Ferid Miftar Fanaj. Pas vrasjeve të fundit Fanajt tani më ishin në luftë sepse çetnikët vetëm donin që gjithsesi të eliminonin familjen Fanaj Mirëpo edhe Fanajt ishin të pathyeshëm dhe ishin gjithmonë kundër pushtuesit.
Më pas, në vitin 1995 forcat policore të Serbisë bastisin dhunshëm shtëpinë e Zenel Fanajt prindërit të dëshmorit Ylber Fanaj. M të hyrë në shtëpi dhe me tu dal përpara Zeneli ata kanë filluar ta torturojnë duke i bërë presion dhe duke i kërkuar edhe të holla pasi që ata kishin mësuar se një pjesë e familjes se tij vëllezërit dhe xhaxhallarët ishin në mërgim, me pretekst se këta familjarë po punonin kundër regjimit jugosllavë. Dhe gjatë bastisjes kanë arritur të gjejnë armën e Zenelit të llojit kolt-belg me 52 fishek, të cilën ia konfiskojnë. Qysh në lëvizjet e para të UÇK-së, Fanajt u radhiten menjëherë të gjithë në Ushtrinë çlirimtare të Kosovës duke marrë pjesë në luftë për liri.
Ylber Fanaj u lind më 29 gusht të vitit 1979 në fshatin Vërmicë, nga prindërit, baba Zeneli dhe nëna Shyhretja, të cilët lindën e rritën ishin katër fëmijë, dy vëllezër dhe dy motra: Ylberi, Gjylizarja, Sefa dhe Gjelbrimja.
Ylberi shkollën fillore dhe e kreu në Vërmicë në shkollën “ Heronjtë e Lumës” , edhe shkollimin e mesëm e vazhdoi aty. Bashkë më djemtë më të mirë të fshatit rreshtohen në UÇK, dhe marrin për detyrë furnizimin me armë. ku bashkë me Albrimin dhe togën e Vërmicës marrin rrugën për Shqipëri. Atje furnizohen me armë te komandanti, Ruzhdi Saramati. Me 10 korrik 1998 duke u kthyer për në Kosovë bien në prit në vendin e quajtur Koretnik të Pashtrikut.
Një ditë në Vermicë erdhi një skuadër kufitare e ushtrisë serbe, pas saj një tjetër, dy, tre e dhjetëra e qindra ushtarë pushtues, me një vështrim tmerrues që kishin zënë pozicionet në shkurre e brigje, në gurina e pyje. Duke parë nga larg lëvizjen e luftëtarëve të lirisë, ata, në gjuhën serbe u bëjnë thirrje luftëtarëve të UÇK-së për t’ u dorëzuar. Pas britmës së serbëve, luftëtarët e lirisë, shkrepin një breshëri nga automatikët e tyre. Pastaj filluan luftimet e pabarabarta të luftëtarëve të lirisë së Kosovës kundër forcave shumëfish më të mëdha të armatës jugosllave.
Kjo britmë e luftëtarëve trima, Albrimit dhe Ylberit shpërtheu ne gjokset e skuadrës së bashkuar. Armë të pa shkrehura, një kufomë armiku, klithma, rënkim, lutje. Dhe ja në momentin kur skuadra serbe ishte në panik tek tërhiqej zvarrë, tek kodrina e staneve të Vërmicës, u duk skuadra tjetër serbe mire e armatosur, pastaj një skuadër tjetër me një oficer gjakpirës, forcat pushtuese serbe shtoheshin, ata vinin nga kazerma e Prizrenit me autoblinda, një veturë me gjeneralin serb brenda.
Qëlloni mbi ta kur të afrohen hidhni granatat kishte thënë Albrimi. Armët e tyre villnin zjarr e mbillnin vdekje. Albrimi, Ylberi e luftëtarë të tjerë, godasin rreptë dhe pas çdo krisme mbetej një armik i vrarë apo i plagosur. Zjarri i armikut bëhet më i dendur. Nga baza e tyre e fortifikura mirë mitralojnë duke qëlluar pozicionet e njësitit të UÇK-së. Artileria e armikut kishte goditur nga baza kufitare ku më herët ishin pozicionuar forcat serbe. Plumbat bienin si breshëri. Çlirimtarët duke çarë rrethimin përjetësohen. Atp ditë bien në altarin e lirisë dëshmorët: Albrim Fanaj së bashku me Ylber Fanajn.
Ylberi ishte i fejuar dhe pas dy muajsh priste të martohej.
Rënia e Ylberit dhe Albrimit bëri jehonë shumë të madhe në ngritjen e moralit për liri sepse ishin ndër dëshmoret e parë të Prizrenit. Një ditë pas rënies të këtyre dëshmorëve çetniket serb rikthehen në lagjen e Fanajve dhe Xhoxhajve duke i kërkuar prindërit e dëshmorëve të kombit Ylberin dhe Albrimin, të cilëve nuk u mjaftoi që morën jetën e këtyre trimave por dëshiruan që ti pushkatonin dhe krye familjaret e tyre. Përveç torturave dhe maltretimeve që u bënë këtyre familjeve dhimbja më e madhe për këta familjarë ishte sepse edhe pse e dinin që djemtë ranë heroikisht ata nuk arritën dhe dy ditë pas ti kenë në shtëpitë kufomat e dëshmorëve pra djemve te tyre. Trupi i Ylberit prehet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Familja e Ylberit ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme dhe nga shoqata e organizata të tjera të dala nga lufta. (M. F.)

Kontrolloni gjithashtu

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 - 19.4.1999)

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 – 19.4.1999)

Fejzullahu ishte djali i Sokol e Vahide Graiçevcit. Lindi më 22 janar të vitit 1951, …