Kadri Kryeziu: Të kandidohen tre deputetë për kryetar Kuvendi

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka dalë me një propozim konkret për të zgjidhur bllokadën rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Kryeziu ka sugjeruar që të kandidohen tre deputetë – Albulena Haxhiu, Fatmir Limaj dhe një figurë neutrale. Sipas tij, Kushtetuta nuk e ndalon një qasje të tillë dhe votimi i fshehtë do t’i jepte legjitimitet cilitdo që do ta fitonte besimin e shumicës. “Le të hyjnë të tre në votim të fshehtë. Askush nuk e pengon. Njëri prej tyre, cilido që merr më shumë vota, bëhet kryetar. Kushtetuta e lejon”, deklaroi Kryeziu. Ky propozim vjen në një kohë kur vendi përballet me krizë institucionale pas zgjedhjeve të fundit dhe mungesës së marrëveshjes mes partive politike për postet kyçe në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …