ZRRE-ja

Gjykata pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë – Oda Ekonomike kërkon plan tranzicioni

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Bazuar në këtë vendim, OEK i ka bërë thirrje ZRrE-së që të ndalojë menjëherë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve dhe të pezullojë zbatimin e njoftimit. Në një reagim publik, OEK thekson se nuk është kundër daljes në tregun e lirë të energjisë, por ka kërkuar me ngulm që ky proces të shoqërohet me një plan të qartë tranzicioni. Sipas Odës, faza kalimtare duhet të jetë e drejtë, e zbatueshme dhe të sigurojë stabilitet për bizneset dhe qytetarët. OEK fton ZRrE-në për një bashkëpunim të ngushtë në hartimin e kësaj faze kalimtare, me qëllim që ndryshimet në tregun e energjisë të mos cenojnë funksionimin dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …