Gjykata serbe në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe, më 14 qershor 2023

Gjykata  serbe në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe, më 14 qershor 2023. Policët e Njësisë Speciale të Kosovës: Rifat Zeka, Beqir Sefa e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor, nga policia e Serbisë, me pretendimin se kishin hyrë pa leje brenda kufirit të Serbisë. Policia e Kosovës  në kohën kur kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”. Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Lirimin e tre policëve e kishin kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …