leoni

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për kufizimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur sot të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të hequr nga aktakuza të gjitha akuzat që lidhen me ngjarje të pretenduara para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999. Sipas mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, konflikti i armatosur në Kosovë ka zgjatur nga maji 1998 deri më 20 qershor 1999, dhe çdo pretendim për krime jashtë kësaj periudhe është i pabazë në realitetin historik dhe ligjor. Në arsyetimin e dhënë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, deklaroi se paneli “nuk është bindur se ka autoritet për të rrëzuar pjesë të akuzave”, duke e konsideruar këtë kërkesë jashtë kompetencave të tij në këtë fazë procedurale. Kjo nuk është hera e parë që kohëzgjatja e luftës në Kosovë është bërë objekt diskutimi ligjor në këtë proces. Në mars të vitit 2023, i njëjti gjyqtar, Charles Smith, kishte pranuar vetëm pjesërisht një kërkesë të mëhershme të mbrojtjes së Thaçit, ku ajo kërkonte që 20 qershori 1999 të caktohej si data zyrtare e përfundimit të konfliktit të armatosur. Sidoqoftë, me vendimin e sotëm, trupi gjykues mbetet i paangazhuar në përcaktimin përfundimtar të kësaj periudhe, duke e lënë çështjen e hapur për debat të mëtejshëm gjatë fazave të ardhshme të gjykimit. Gjykimi i krerëve të UÇK-së është në vitin e pestë të tij dhe ka qenë objekt kritikash të shumta për stërzgjatje, mungesë transparence dhe dyshime për njëanshmëri politike në trajtimin e rasteve që lidhen me luftën çlirimtare në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zafir Berisha: Vendimi i Speciales për mocionin e mbrojtjes tregon qëllimin djallëzor të saj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale …