Gjykata Speciale

Gjykata Speciale u raporton për punën e saj disa organizatave ndërkombëtare, edhe Serbisë, por nuk i raporton Kosovës

Gjykata Speciale për punën e saj raporton rregullisht  në OKB. Në radhë të parë i raporton  Sekretarit të Përgjithshëm të saj Antonio Guterres e përmes tij Këshillit të Sigurimit, si dhe shteteve anëtare, ku bën pjesë edhe Serbia.  Raporti do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më  27 prill 2023,  ku zakonisht merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. OKB nuk e njeh shtetin e Kosovës, as Sekretari i Përgjithshëm i saj dhe as Këshilli i Sigurimit, për shkak të kundërshtimit të Rusisë dhe Kinës, të cilat vazhdojnë të jenë aleate të ngushta të  Serbisë. Përderisa UNMIK-u dhe EULEX-i i raportojnë rregullisht OKB-së sepse kanë edhe mandat nga kjo organizatë, nuk dihet përse Gjykata Speciale, që thuhet se është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, i raporton një organizate e cila nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe për shkak se nuk është anëtare e saj vazhdon të përballet me pengesa e vështirësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare. Përmes OKB-së dhe Sekretarit të saj, Gjykata Speciale, në fakt i raporton tërthorazi edhe Serbisë sepse ajo është shtet anëtar Kombeve të Bashkuara dhe çdo anëtari i dërgohen raportet e sekretarit Antoio Guterres.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …