Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata speciale vendos lirimin me kusht të Isni Kilajt

Sot, Isni Kilaj është liruar me kusht nga paraburgimi në Kosovë, pas rishikimit të vendimit nga Gjykatësi i gjykates speciale.  Sipas vendimit të datës 3 dhjetor 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga rishikimi i mëparshëm i paraburgimit të Kilajt në tetor 2025, duke vlerësuar se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme dhe proporcionale. Gjykatësi theksoi se, megjithëse ekzistonte një rrezik i vogël që Kilaj mund të ndikonte në proces ose të kryente vepra të tjera penale, të drejtat themelore për liri mbizotëronin mbi këto rreziqe. Në vendim u morën parasysh faktorë të tillë si koha e kaluar në paraburgim, mungesa e provave që Kilaj ka penguar procesin më parë, përfundimi i paraqitjes së provave në gjykimet e tjera dhe sigurimi i një shume të konsiderueshme si dorëzani financiar. Lirimi i tij vjen me kushte të posaçme që synojnë minimizimin e ndikimit ndaj dëshmitarëve dhe sigurisë së procesit gjyqësor. Në rast të shkeljes së këtyre kushteve, do të lëshohet menjëherë fletarrestim për arrestimin e tij. Versioni publik i vendimit është i aksesueshëm në faqen e gjykatës speciale .

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: SHBA-ja i dërgoi mesazh pakënaqësie Kurtit

Profesori amerikan Daniel Serwer ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke thënë për …