Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Gjykata Supreme: Ministrat-deputetë nuk mund të nxjerrin akte nënligjore – shfuqizohet udhëzimi i Hekuran Muratit

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të martën se ministrat që janë njëkohësisht deputetë nuk kanë të drejtë të nxjerrin akte nënligjore apo udhëzime administrative, duke e cilësuar këtë praktikë si të kundërligjshme dhe në kundërshtim me dispozitat kushtetuese. Vendimi ka nxitur reagime të ashpra nga Qeveria në detyrë. Supremja ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar një udhëzim administrativ të miratuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, lidhur me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve dhe softuerëve fiskalë. Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme thekson se: “Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja.” Ky vendim vë në pah kufizimet kushtetuese që kanë qeveritë në dorëheqje dhe përforcon ndarjen e qartë ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Rasti konkret i Hekuran Muratit pritet të ndikojë edhe në trajtimin e akteve të tjera të ngjashme, të miratuara nga anëtarë të qeverisë që tashmë kanë mandate parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për kufizimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur sot të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse …