Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj sulmeve verbale të Alban Krasniqit në KQZ

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj deklaratave të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, gjatë mbledhjes së mbajtur më 1 shtator 2025. Gjatë fjalës së tij, Krasniqi përdori gjuhë fyese ndaj gjyqtarit të Supremes, Zenel Leku, duke e krahasuar atë me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek – krahasim që gjykata e cilësoi si të papranueshëm dhe të dëmshëm për integritetin e sistemit të drejtësisë. Në reagimin zyrtar, Gjykata Supreme theksoi se sulmet personale, etiketimet dhe shpikja e teorive konspirative kundër gjyqtarëve përbëjnë një tentativë për të dëmtuar figurën e tyre dhe për të minuar besimin publik tek drejtësia. “Gjykata Supreme dënon ashpër këtë gjuhë reagimi të paprecedent dhe konsideron se deklaratat e tilla përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të një gjyqtari dhe të gjithë sistemit të drejtësisë. Krahasimi i emrit të gjyqtarit Zenel Leku me figura politike është tentativë e ulët për denigrim dhe për minimin e besimit në drejtësi”, thuhet në reagim. Reagimi pasoi vendimin e Supremes për të rrëzuar ankesën e Vetëvendosjes, e cila kërkonte përjashtimin e Listës Serbe nga zgjedhjet e 12 tetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Lufta ime nuk ishte për emër, por për ta larguar Serbinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se qëllimi i luftës …