Supremja akoma nuk ka vendosur për 9 ankesa të dorëzuara nga partitë politike, në proces janë edhe 6 ankesa të tjera

Gjykata Supreme refuzon ankesat e kandidatëve për deputetë

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke i pranuar dy ankesa si të bazuara dhe duke hedhur poshtë tri të tjera. Ankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia , është pranuar si e bazuar. Edhe ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar. Është refuzuar si e pabazuar edhe ankesa e Slavko Simiqit nga Lista Serbe dhe ankesat e kandidatëve për deputetë nga LDK-ja, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi. Gjykata Supreme e ka refuzuar edhe ankesën e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …