Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Gjykata Themelore në Prishtinë: Fatmir Limaj kompensohet me mbi 57 mijë euro për privim të padrejtë nga liria

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limajt, duke e detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës që t’i paguajë atij mbi 57 mijë euro në emër të kompensimit për dëmin material dhe jo material, si dhe për shpenzimet procedurale. Limaj kishte qëndruar 104 ditë në paraburgim dhe 384 ditë në arrest shtëpiak, në një proces penal për krime lufte nga i cili ishte shpallur i pafajshëm. Gjykata vendosi që për dëmin jo material t’i paguhen 48 mijë e 800 euro, për dëmin material 6 mijë e 216 euro dhe 150 euro për pakot ushqimore gjatë paraburgimit. Vendimi përfshin edhe pagesën e kamatës ligjore dhe 2 mijë e 48 euro për shpenzimet e procedurës. Palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …