Gjykatësi hetues në Beograd i ka caktuar paraburgim në afat prej 1 muaj, shtetasit të Kosovës Hasan Dakaj. veteran i UÇK-së i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten e kaluar, në pikë-kalimin kufitar në Merdar. Avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi, ka deklaruar për mediet se përmes avokatit, me detyrë zyrtare që i është caktuar Dakajt në Serbi, është njoftuar për masën e paraburgimit dhe shtoi se do të ushtrojë ankesë kundër këtij vendimi. Unë jam në koordinim me avokatin e tij në Serbi. Ai tha se Hasan Dakaj dyshohet për krime lufte, sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë. Dakaj aktualisht ndodhet në një qendër paraburgimi në Beograd.
