KMDLNJ ka reaguar kundër vendimit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e rrugës deri te Sheshi i Flamurit

KMDLNJ ka reaguar kundër vendimit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e rrugës deri te Sheshi i Flamurit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar për paralajmërimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e rrugës deri te Sheshi i Flamurit, pra rrugën “Xhorxh Bush”. Këshilli  ka njoftuar se nuk e përkrah këtë vendim dhe se komuna duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojnë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes. Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment është ndotja më e madhe e ajrit për shkak të fluksit të veturave, dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyllë doli të jetë më e ndotura, trafiku u shndërrua në kolaps, thuhet në komunikatë. Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit. Për KMDLNj kjo nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç vazhdimit të kaosit të trafikut urban. Rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera. “KMDLNj-ë përkrahë protestën e qytetarëve për hapje të rrugës ‘Xhorxh Bush’ dhe kundërshton çdo mbyllje të rrugëve tjera. Komuna e Prishtinës duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes”.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …