leoni

Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Merdarë, është arrestuar nga policia serbe ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj

Gjykatësi hetues në Beograd i ka caktuar paraburgim në afat prej 1 muaj, shtetasit të Kosovës Hasan Dakaj

Gjykatësi hetues në Beograd i ka caktuar paraburgim në afat prej  1 muaj,  shtetasit të Kosovës  Hasan Dakaj. veteran i UÇK-së i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten e kaluar, në pikë-kalimin kufitar në Merdar. Avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi, ka deklaruar për mediet se përmes avokatit, me detyrë zyrtare  që i është caktuar Dakajt në Serbi,  është njoftuar për masën e paraburgimit  dhe shtoi  se do të ushtrojë ankesë kundër  këtij vendimi. Unë jam në koordinim me avokatin e tij në Serbi. Ai tha se Hasan Dakaj dyshohet për krime lufte, sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë. Dakaj  aktualisht  ndodhet në një qendër paraburgimi në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …