leoni

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në fazën e fundit, afati për mbylljen e mbrojtjes më 14 nëntor

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po hyn në fazën përfundimtare, me trupin gjykues që ka caktuar datën 14 nëntor 2025 si afatin për përfundimin e paraqitjes së provave nga mbrojtja. Vendimi është marrë më 2 shtator nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, i cili megjithatë ka theksuar se data mbetet e ndryshueshme në varësi të dinamikës së procesit. Mbrojtja e Hashim Thaçit, e udhëhequr nga avokati Luka Mishetiq, ka bërë të ditur se pritet të mbyllë paraqitjen e provave deri në fund të tetorit ose, në rast nevoje, deri në fund të nëntorit.  Mbrojtja e Jakup Krasniqit, përfaqësuar nga Aiden Ellis, ka deklaruar se do të kërkojë vetëm disa ditë, duke qenë se ka thirrur dy dëshmitarë sipas rregullës 154. Për të përshpejtuar procesin, gjykata po shqyrton mundësinë e shtimit të një jave pune shtesë nga 6 deri më 9 tetor. Palët kanë afat deri më 4 shtator për të dorëzuar kundërshtimet e tyre lidhur me këtë propozim. Prokuroria e kishte përfunduar paraqitjen e provave më 15 prill 2025. Në korrik, mbrojtja kishte kërkuar rrëzimin e disa akuzave sipas Rregullës 130, por mocioni u refuzua nga trupi gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

Kroacia: Marrëveshja e përbashkët për blerje armatimi mund të ndodhë vetëm me Shqipërinë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka thënë se një marrëveshje e përbashkët për …