Avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, kërkojnë lejimin e vizitave familjare për të paraburgosurit

Gjyqtari i procedurës paraprake, u vazhdon paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Gjyqtari i procedurës paraprake, i Gjykatës Speciale në Hagë,  ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Me këtë rast, ai ka kërkuar nga palët që  deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht, pra deri në rishikimin tjetër të paraburgimit. Vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë, më 24 dhjetor, mirëpo që është bërë publik tashti së fundmi. Gjykata ka konsideruar në vendimin e saj se me gjithë kushtet e propozuara nga avokatët mbrojtës ekziston sërish rreziku që të akuzuarit të ndërhyjnë në proces.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …