Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka vlerësuar se Kosova tashmë ka hyrë në vitin e dytë të një krize të thellë politike dhe se partitë duhet të arrijnë një koncenzur për zgjedhjen e kryetarit të vendit. Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Njomza Arifi ka deklruar për Ekonomia Online se për shkak të kësaj krize të thellë politike, përveq që po dëmtohet proceset reformuaese në vend po dëmtohet edhe imazhi i Kosovës në arenen ndërkombëtare. “Ne e kemi parë edhe gjatë vitit të kaluar, por edhe si vjet që thirrja kryesore e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos e Bashkimit Evropian ka qenë që Kosova të ketë institucione stabile. Prandaj disa nga proceset shumë të rëndësishme të cilat Kosova ka marrë përsipër sikurse plani i rritjes do të ndikoheshin nga një, le të themi jostabilitet i ri politik. Prandaj natyrisht krizat politike nuk do të kenë, nuk do të pasqyronin një Kosovë të mirë në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar aktivistja nga shoqëria civile, Njomza Arifi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
