Grenell: Pasi të normalizohen raportet ekonomike, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Grenell: Falë direktivave të qarta të Trumpit, janë nënshkruar tri marrëveshje ekonomike Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i kryetarit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është bërë falë direktivave të qarta të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në një postim në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjeve e cila u bë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Grenell ka thënë se brenda katër muajve kanë arritur t’i nënshkruajnë tri marrëveshje. “Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja

KFOR-i ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm për të …