Covid

Grindjet diplomatike midis Kinës dhe Amerikës, për rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vazhdojnë të përshkallëzohen

Grindjet diplomatike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, për rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vazhdojnë të përshkallëzohen. Ministria e Jashtme e Kinës e akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump, për sulm ndaj OBSH-së, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga keqmenaxhimi i pandemisë së koronavirusit. Trump kërcënoi më herët se do t’i ndalojë përgjithmonë fondet për OBSH-në, nëse kjo e fundit nuk i ndryshon operacionet e saj brenda 30 ditësh. Trump tha se OBSH-ja “ka treguar mungesë alarmante të pavarësisë nga Kina”. Sipas tij, OBSH-ja i ka injoruar raportet e besueshme për përhapjen e virusit në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar, dhe ka bërë pretendime për koronavirusin që “ishin ose të pasakta, ose mashtruese”.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …