Grupi i veprimtarëve shqiptarë kërkon veprime të koordinuara për sfidat politike e ekonomike në rajon

Një grup i veprimtarëve të pavarur dhe apartiakë nga trojet shqiptare dhe diaspora kanë dërguar një letër të hapur udhëheqësve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, duke kërkuar veprime të koordinuara për t’u përgjigjur sfidave të reja politike dhe ekonomike që po e prekin rajonin. Letra është nënshkruar nga 15 veprimtarë shqiptarë, përfshirë individë nga fusha të ndryshme si avokatura, arsimi, historia, shkenca, dhe ekonomia, që jetojnë në SHBA, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Britani të Madhe, dhe Zvicër. Në letër, ata propozojnë krijimin e një platforme të përbashkët kombëtare, ku përfaqësuesit legjitimë nga të gjitha viset  shqiptare duhet të identifikojnë interesat dhe prioritetet strategjike. Grupi thekson se kjo do të mundësojë përfaqësimin e interesave shqiptare në rendin e ri global dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal për t’u përgjigjur sfidave të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …