Grupi nga iniciativa qytetare “Asnjë centë më shumë” ka paralajmëruar padi ndaj ZRrE-së

Grupi nga iniciativa qytetare “Asnjë centë më shumë” ka paralajmëruar padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji për vendimin për shtrenjtimin e energjisë. Përfaqësuesi i kësaj nisme qytetare, Ali Sefaj, ka paralajmëruar se përveç protestave, tashmë kanë vendosur që t’i ndjekin edhe rrugët ligjore kundër vendimit të ZRRE-së. Ky grup ka njoftuar se për ngritjen e kësaj padie ka angazhuar avokatin, Ardian Bajraktarin. “Tani jemi duke u angazhuar intensivisht që ta padisin sa më shpejt ZRRE-në, të cilën e akuzojnë për vendim të paligjshëm” është cituar të ketë thënë, avokati, Ardian Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …