LDK nuk do ta përkrahë platformën për dialogun me Serbinë, që parasheh kryetarin Thaçi si kryesues

Grupi parlamentar i LDK-së reagoi për mbajtjen me dyer të mbyllur të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar sot lidhur me mbajtjen me dyer të mbyllur të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, e ku është intervistuar një kandidat për ambasador, i propozuar nga Qeveria Haradinaj. Grupi e konsideron këtë proces të paligjshëm dhe për këtë arsye Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja Vjosa Osmani dhe anëtarja e këtij komisioni deputetja Doruntinë Maloku, kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë mbledhje dhe të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore. Neni 7.7 i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës kërkon që së paku 50% të të emëruarve si shefa misionesh të jenë Ambasadorë të karrierës, ndërsa pjesa tjetër të jenë të emëruar politik. Po ashtu, Grupi Parlamentar i LDK-së  konsideron se nënshkrimi i rekomandimeve të tilla nga ana e Presidentit të Kosovës, bie ndesh me ligjin dhe tejkalon kompetencat e tij kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …