Grupi parlamentar i Partisë Demokratike këtë të shtunë ka vendosur unanimisht që kreu i partisë Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të tërhiqen për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve. Mësohet se Basha është shprehur i gatshëm për zgjidhje, por pritet vendimi i Berishës. Propozimi tjetër i grupit demokrat është edhe ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si dhe propozime të tjera si organizimi i zgjedhjeve me fokus rindërtimi i besimit dhe bashkimit të demokratëve. Propozimet do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë edhe mendimin e tyre. Kryetari Luzim Basha në mbledhjen me grupin demokrat këtë të shtunë deklaroi se është i gatshëm të mbaj çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit. Sipas tij, duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
