Hysni Gucati

Gucati: Haxhiu të njoftojë BE-në për bashkëpunimin e Speciales me Serbinë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj pranimit të provave të reja nga Gjykata Speciale, të cilat sipas tij, janë marrë nga institucionet e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe MUP-in serb. Ai tha se ky veprim është i papranueshëm dhe dënueshëm, pasi, sipas tij, ky institucion serb ka qenë pjesë e krimeve të luftës në Kosovë.

Gucati kërkon që institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare të reagojnë urgjentisht, ndërsa kritikoi ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për një reagim që ai e konsideron të vonuar. Sipas tij, Haxhiu duhet të informojë urgjentisht institucionet e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Evropës për këtë zhvillim shqetësues.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë pranuar një sërë dokumentesh si prova në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Dokumentet thuhet se janë siguruar nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të këtij shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Patrullimet e KFOR-it në veri: Siguri e dukshme, por pa përgjigje ndaj tensioneve lokale

Ushtarët gjermanë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) vazhdojnë patrullimet në disa komuna në …