Isa Mustafa

Isa Mustafa: Shtet kemi aq sa kemi ekonomi – mos e shkatërroni sektorin privat

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë dhe ministrat, duke thënë se mungesa e kontrollit parlamentar po shfaq pasoja serioze, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa e ka cilësuar si të papërgjegjshme përkrahjen që, sipas tij, ministria e Ekonomisë po i jep sjelljes së ZRrE-së për imponimin e tregut të lirë të energjisë, përkundër vendimeve të gjykatave dhe dëmeve që po i shkaktohen sektorit privat.

Ai thekson se vendimet për tregun e lirë nuk i takojnë ZRrE-së, por duhet të respektojnë ligjet dhe gjykatat, që mbrojnë bizneset, punëtorët dhe investimet.

“Duhet të ruhemi nga pasojat e mendësisë dhe veprimeve shkatërruese,” ka shkruar Mustafa, duke paralajmëruar se nëse shkatërrohet edhe kjo ekonomi, atëherë rrezikohet vetë ekzistenca e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …