Guillaume Ancel: Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të ishte ndaluar, por Franca mbështeti agresorin

Guillaume Ancel: Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të ishte ndaluar, por Franca mbështeti agresorin

Guillaume Ancel, një ish oficer francez, ka deklaruar se Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të ishte ndaluar për vetëm disa javë dhe gjenocidi në Srebrenicë mund të ishte parandaluar, por Francës i mungonte vullneti politik. Politika shtetërore e Francës, u doli në krah agresorëve serbë, duke zgjatur agoninë  luftës në Bosnje e Hercegovinë edhe me koston e degradimit të reputacionit të saj ndërkombëtar dhe dështimit për të përmbushur misionin e Kombeve të Bashkuara. Ky është, me pak fjalë, pozicioni i Guillaume Ancel, një ish oficer francez njësia e të cilit u caktua në forcën paqeruajtëse të OKB-së  gjatë luftës në Bosnje,  me detyrën për të eleminuar pozicionet e artilerisë serbe, nga e cila ishte vënë në shënjestër Sarajeva. Sidoqoftë, ajo nuk arriti të kryejë misionin që e solli në Bosnje, por vetëm e zgjati agoninë e luftës dhe krimeve.

Fajtori, kryesor sipas Ancel, është Franca, e cila nuk dëshironte të përleshej me forcat serbe, të cilat, “falë përkëdheljes mbi shpinë nga Pallati Elysee, vranë civilë pa u ndëshkuar, duke ditur që ata nuk do të ndëshkoheshin ndërsa UNPROFOR-i drejtohej nga një gjeneral francez,  Bernard Janvier. Për këtë si dhe shumë deklarata të tjera që  përshkruajnë me realizëm  politikën franceze gjatë luftës në Bosnje, Ancel shkroi në librin e tij “Era e Akullit mbi Sarajevë“. Disa pjesë nga libri ai i dha në një intervistë me Al Jazeera Balkans, në 25 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

… Gjatë atyre gjashtë muajve të misionit, njësia ime dhe unë kërkuam që të bombardonim më armë të rënda ata që na goditnin, bombarduar  Sarajevën më shumë se njëqind herë. Të gjitha këto sulme u justifikuan me marrëveshje për mbrojtjen e kryeqytetit, por asnjë prej tyre nuk u pranua dhe njësia ime ishte në rrezik të madh. Jo vetëm që nuk mund të kryenim misionin, për të cilin erdhëm, por u gjendëm të bllokuar nga një politikë të padenjë dhe të pakuptueshme. Unë personalisht u zura pritë në malin Igman dhe arrita të shpëtoj, vetëm sepse mitralozit serb, i  ngeci arma. Ne nuk guxuam as të  hakmerreshim e të kundërpërgjigjeshim  ndaj sulmeve që drejtpërdrejtë na atakonin… (AL-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …