Ministri Zemaj

Ministri Zemaj: Qytetarët do ta kenë vaksinën anti-Covid, Remdesivir si dhe vaksinën kundër grip sezonal

Rreth një muaj më parë Ministria e Shëndetësisë formoi një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirusin e ri. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ky grup është duke punuar intensivisht në mënyrë që sa më shpejtë të fillojë trajtimi i pacientëve sipas kësaj metode. Në një intervistë për KosovaPress, Zemaj u shpreh optimist se protokolli për aplikimin e kësaj terapie do të miratohet shpejtë. Duke folur për vaksinën anti-COVID, ai këmbëngul se qytetarët do të gëzojnë këtë vaksinë, njëjtë sipas tij, që do të ketë edhe Remdesivir dhe vaksinën për grip sezonal. Zemaj u shpreh se Grupi punues për hartimin e Protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente te pacientët me COVID-19, me përbërje të ekspertëve të lëmive gjegjëse, është duke vizituar edhe vendet e rajonit dhe duke u konsultuar me profesionistë të vendeve të tjera për të ardhur deri te hartimi i këtij protokolli.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …