Gylen: Puçin ushtarak e organizoi vetë Erdogani

Udhëheqësi i opozitës turke që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fetullah Gylen i është kundërpërgjigjur akuzave të presidentit turk, Erdogan për gjoja organizimin e puçit ushtarak. Imami, Gylen ka thënë se do të respektonte një vendim të mundshëm të autoriteteve amerikane për ekstradimin e tij në Turqi. “Nuk jam fort i brengosur për kërkesën që unë të ekstradohem”, ka thënë Gylen i cili jeton në ekzil në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka shprehur bindjen se puçin ushtarak e ka organizuar vetë kryetari turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ditëve të fundit, në shtypin perëndimor janë shtuar zërat që flasin se grusht-shteti në tentative është bërë me dijeninë e Erdoganit për të pasur një pretekst për të forcuar autokracinë, për të bërë ndryshime kushtetuese dhe për të filluar një valë spastrimesh në ushtri.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …