Greqia dorëzon vetëm helikopterin por jo edhe oficerët e puçit

Greqia dorëzon vetëm helikopterin por jo edhe oficerët e puçit

Burime diplomatike thonë se autoritetet greke kanë kthyer helikopterin ushtarak, me të cilin u arratisën tetë oficerë që morën pjesë në grusht-shtetin e dështuar në Turqi. Edhe pse Ministria e jashtme e Turqisë kishte kërkuar dorëzimin e oficerëve në fjalë, autoritetet greke i dorëzuan Forcave të Armatosura Turke vetëm helikopterin e llojit ‘Black Haëk’. Oficerët puçistë kërkuan azil politik në Greqi, ndërkohë që gjykata greke do të hapë procedurë hetimore për shkak të hyrjes ilegale në territorin grek. Avokati mbrojtës i oficerëve, Lia Marinaki ka thënë se “në rrethana normale procesi gjyqësor mund të zgjas deri në një vit”. Sipas tij, “është e qartë se oficerët nuk dëshirojnë të ekstradohen në Turqi sepse frikësohen se do të ekzekutohen”. Ndërkohë disa medie bëjnë të ditur se në mesin e atyre që organizuan grusht-shtetin ushtarak në Maqedoni ka gjeneralë dhe oficerë me prejardhje shqiptare. Një nga ta është gjenerali me prejardhje nga Mitrovica, Akin Ozturk, pastaj piloti ushtarak, Jusuf Kurt me prejardhje nga Presheva si dhe gjeneral-lejtnant, Metin Idili, i cili është gjithashtu me prejardhje shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …