Në familjen Zeka të fshatit Rakinicë të Besianës, më 10 qershor 1976 u lind dëshmori Habib Zeka. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në shkollën e fshatit të lindjes, ndërsa pastaj vazhdoi në Besianë, pasi familja e tij për shkak të kushteve të vështira ekonomike, prej atje ishte shpërngulur në Besianë. Po ashtu edhe shkollën e mesme e kreu në Besianë.
Bashkëshortët Ali e Feride Zeka kishin pesë djem e tri vajza (Isa, Shaqiri, Shahini, Habibi, Nexhmia, Naxhia dhe Hava). ((të verifikohet!-N. M.))
Kjo familje brez pas brezi është dalluar për atdhedashuri dhe ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë e vendit. Duke njohur historinë e familjes, Habibi qysh herët ishte edukuar dhe nisur rrugës së lirisë, duke pasur si shembull edhe veprimtarinë e vëllait të tij Isës, i cili ishte pjesëmarrës i shumë aktiviteteve atdhetare.
Ditën kur Habibi kishte vendosur t’u bashkohet radhëve të UÇK-së e kishte njoftuar të vëllain Isën, i cili po ashtu kishte shprehur vullnetin për t’u angazhuar në luftë. Në Shalë të Bajgorës i kreu stërvitjet e nevojshme ushtarake te komandant Naser Hyseni-“Doktori”. Habibi ishte pjesëtar i Brigadës 152 “Shaban Shala “ të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit. Në Bajgorë qëndroi deri në natën e 14 shtatorit 1998 kur u dërgua si përforcim në pikën në Qafën e Kaqanollit, pasi Shtabi UÇK-së të ZOLL ishte informuar se po përgatiteshin forca të shumta të armikut për të sulmuar këtë pikë.
Hordhitë serbe më 15 shtator 1998 ia mësynë të depërtojnë në Shalë të Bajgorës përmes fshatit Gegaj (ish-Dobratin), mirëpo Habibi me shokët e tij ishte në Rrafshnaltën mbi Gegaj apo siç quhet në Qafën e Kaqanollit dhe aty po i priste forcat e okupatorit për t’i zmbrapsur për tri ditë me radhë që të mos depërtojnë në ato male. Forca të mëdha serbe për tri ditë me radhë, më 15, 16 dhe 17 shtator 1998, me një arsenal të madh të armatimit patën sulmuar pozicionet e UÇK-së në Qafën e Kaqanollit aty ku bashkohet Llapi me Shalë. Beteja e Kaçanollit me të cilën do të krenohen Llapi e Shala gjithmonë, ishte një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së, jo vetëm në planin ushtarak por edhe në atë moral. Kjo fitore erdhi në një moment shumë të rëndësishëm për luftën çlirimtare në këtë zonë. Këtë fakt e dinte edhe pushtuesi serb, pasi plani i tij “Patkoi” do të mund të realizohej shumë më lehtë nëse nuk do të kishte rezistencë në Zonën e Llapit. Por llogaritë e tij i prishën luftëtarët trima të Llapit të cilët bënë një rezistencë të pashoqe, duke u shkaktuar forcave dhe makinerisë serbe humbje të madhe. Në mesin e këtyre luftëtarëve trima ishte edhe Habib Zeka. Në këtë betejë u bënë bashkë dija ushtarake, sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve trima të Llapit të cilët i dhanë UÇK-së një fitore të rëndësishme. Atë ditë armiku kishte nisur një ofensivë të gjerë në veriperëndim të rajonit të Llapit dhe në disa fshatra të Shalës me qëllim të likuidimit të UÇK-së, si dhe shkëputjes së lidhjeve mes dy zonave operative (Llapit dhe Shalës), por luftëtarët e UÇK-së ishin të vendosur të qëndronin e të vdisnin për liri deri në ushtarin e fundit. Nga kjo betejë ku fituam shtatë dëshmor që ranë në altarin e lirisë , UÇK-së e bëri edhe më të fortë, imazhi i saj po ngrihej edhe më lartë, radhët e vullnetarëve për tu radhitur në këtë formacion ushtarak u shtuan edhe më shumë, si dhe bindja e krijuar nga populli për UÇK-së ishin fakte që tregonin mjaft mirë për suksesin e Betejës së Kaçanollit.
Gjatë këtyre luftimeve ku forcat e UÇK-së treguan trimëri e qendrësë të rrallë në ballë, ku bashkë me Bekim Lushakun, Bekim Maliqin, Fadil Sejdiun, Nazmi Zhegrovën, Islam Rekaliun, Selim Rekaliun, në altarin e lirisë ra edhe Habib Zeka në vijën e parë të frontit, duke ngritur lapidarin e lirisë që ruan kujtimin për këta dhe dëshmorët tjerë që ranë në betejat e kësaj ane. Pas luftës familja e Habib Zekës është nderuar me mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme, nga UÇK-së, ZOLL-it, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. (M. K.)
Kontrolloni gjithashtu
Gursel Hetem Sylejmani (1.11.1961 – 28.9.1998)
Duke parë sjelljet, qëndrimin dhe fjalët e Gurselit, shpeshherë mendoja dhe i thosha vetes: ky …