Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

Hajdari: Në rezervën shtetërore janë shtuar 10 milionë euro, pritet rendiment më i madh i grurit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se këtë vit, në rezervën shtetërore janë shtuar edhe 10 milion euro ndërkohë pritet rendiment më i madh i grurit. “Këtë vit janë shtuar edhe 10 milion euro planifikim të mirë në rezervën shtetërore ku kemi shtuar kryesisht miellin, kripën, vajin sheqerin e produkte tjera të naftës. Ne kemin punuar intensivisht sidomos në muajt janar, shkurt, mars dhe kemi siguruar transportin e shumë tonelatave grurë me ato 10 milion euro, ku përfshihet edhe gruri, kripa, sheqeri,  nafta e produkte tjera. Dhe ne synojmë që të rrisim më shumë rezervën në të ardhmen. Por t’iu them të drejtën planifikimet e tanishme kanë rritur drastik rezervën shtetërore sepse më herët është punuar më pak”, ka deklaruar mes tjerash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …