Haki Abazi

Haki Abazi: Kosova në status quo të rrezikshme, Kurti i përjashtuar nga vendimet kyçe

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka deklaruar se Kosova ndodhet në një status quo të rrezikshme për shkak të vendimeve të gabuara të kryeministrit Albin Kurti. Në një intervistë për “Ballkan Update”, Abazi theksoi se kriza politike që nga muaji shkurt ka thelluar izolimin ndërkombëtar të vendit. Sipas tij, kryeministri është përjashtuar nga tryezat ndërkombëtare për shkak të mungesës së besueshmërisë dhe mosrespektimit të angazhimeve. “Kurti nuk është më partner i besueshëm. Ai nuk ftohet në diskutime të rëndësishme,” tha Abazi. Ai kritikoi ashpër edhe politikën e jashtme, duke e cilësuar si në pikën më të ulët të saj, ndërsa theksoi se mosbindja ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimet kundër saj kanë pasur pasoja serioze. Abazi tha se SHBA ka pezulluar partneritetin strategjik me Kosovën si masë ndëshkuese, ndërsa Serbia po përfiton nga kjo situatë për të avancuar bashkëpunimin me Uashingtonin.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Poshtërim dhe refuzim diplomatik – Kurtit nuk ia dha dorën askush në Amerikë –

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në …