Haki Abazi kritikon Kurtin: Refuzoi të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO me senatorë amerikanë

Anëtari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka refuzuar të diskutojë për hapat drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë. Sipas Abazit, gjatë vizitave të kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë në Kosovë, kryeministri Kurti nuk është përfshirë në diskutimet lidhur me një plan konkret për integrimin e vendit në Aleancën Veri-Atlantike. Ai ka deklaruar se senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen kishin vizituar Kosovën menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe kishin kërkuar hartimin e një “roadmap-i” për anëtarësim në NATO në bashkëpunim me institucionet e Kosovës. “Në atë takim, Kurti ka refuzuar të involvohet në diskutimin e parashtruar nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë”, ka deklaruar Abazi. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit lidhur me këto pretendime.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaci

27 vite nga Rambujeja – Hashim Thaçi, nga udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Hagë si i akuzuar

Më shumë se 27 vite pas nisjes së Konferencës së Rambujesë, një nga figurat kyçe …