Haki Shatri: Qeveria Kurti në detyrë po përdor projektbuxhetin për mashtrim elektoral

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë në detyrë për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2026 është i kontestueshëm, pasi sipas tij kjo qeveri nuk ka kompetencë ligjore për të propozuar ligje të reja. Shatri theksoi se vendimet për rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë janë bërë për qëllime elektorale, duke i krahasuar me përpjekje për të mashtruar. Ai shpjegoi se ligjërisht është problematike që të njëjtët persona, që janë ministra në detyrë dhe deputetë, propozojnë dhe më pas votojnë projektbuxhetin. “Është joserioze dhe jashtë logjike që një grup njerëzish uzurpon një institucion shtetëror, propozon ligje dhe më pas i voton vetë,” tha Shatri. Ish-ministri shtoi se kjo është një “lojë” me qëllim efektin elektoral në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke theksuar se qeveria në detyrë nuk ka kompetencë ligjore për të marrë vendime të tilla financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti mbështet koalicionin me PDK-në në Sharr, por relativizon rolin e saj në nivel kombëtar

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar koalicionin e partisë së tij me PDK-në në …