Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar popullin amerikan në Ditën e Falënderimeve, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që shërbejnë në vendin tonë.

Me këtë rast, i pari i PDK-së e ka përmendur edhe partneritetin dhe mbështetjen historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan dhe të gjithë amerikanëve që shërbejnë në Kosovë! Kjo është një ditë që na bashkon të gjithëve me mirënjohje, pavarësisht largësisë. Jemi mirënjohës për miqësinë, partneritetin dhe mbështetjen historike e të pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë. Shumë mirësi dhe bekime për të gjitha familjet amerikane”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Prishtinës: Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha …