leoni

Haradinaj: 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit

Haradinaj: 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit

Në 31 vjetorin e rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhe pranë varreve të tyre ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj tha se 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit. “I nderojmë (heronjtë) në përvjetorin e rënies së Afrimit dhe bashkëluftëtarëve. Një ditë si kjo është ditë e ndërgjegjes sonë, vetëdijes, por edhe pozicionimit tonë më tutje për t’i shërbyer lirisë, për t’i shërbyer vendit”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …