Haradinaj: Bullgaria ka një rol tejet të rëndësishëm në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira

Haradinaj: Bullgaria ka një rol tejet të rëndësishëm në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira

Bullgaria ka një rol tejet të rëndësishëm në rajonin tonë dhe Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend evropian, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, vendi i të cilit që nga janari i 2018-s kryeson me presidencën e Këshillit të Evropës. “Bullgaria e ka aleat, Kosovën! Jemi të nderuar me prezencën tuaj në vend dhe vendet tona nuk i ndanë asnjë temë”, ka thënë Haradinaj në hapjen e takimit, duke shtuar se për të dyja vendet është i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rruga e përbashkët evropiane. Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Boyko Borissov mbështetjen e Bullgarisë për rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe në procesin e njohjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci: Deklaratat për “armët në oda” manipulim politik dhe mungesë respekti për ushtrinë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti …