Shyqiri Bytyçi: Shkollat serbe në Kosovë vazhdojnë të aplikojnë sistemin arsimor të Serbisë

Shyqiri Bytyçi: Shkollat serbe në Kosovë vazhdojnë të aplikojnë sistemin arsimor të Serbisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, ka deklaruar se shkollat serbe në Kosovë ende vazhdojnë të aplikojnë sistemin e Serbisë dhe jo atë të shtetit tonë. Bytyçi duke i’u përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë se në dokumente bëhen përpjekje për integrime të komuniteteve, por fatkeqësisht shkollat serbe ende mësojnë me sistemin e Serbisë. “Aktualisht çfarë kemi bërë është ngarkuar zëvendësministri,  Bajrush Cezari për t’u marrë me çështjen e komuniteteve, veçanërisht me shkollat që nuk janë të integruara në sistemin e Republikës së Kosovë. Ai është duke bërë një punë me terren. Ka filluar nga pjesa jugore sepse edhe në pjesën jugore kemi shkolla që nuk janë të integruara në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, për të parë se cila janë pengesat dhe mundësit që pastaj bashkë me partnerët ndërkombëtarë të gjejmë mënyrën e integrimit në sistemin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, asnjë shkollë e cila mëson në gjuhën serbe nuk raporton në Ministrinë e Arsimit”, ka thënë Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …