Ramush Haradinaj

Haradinaj: Deklarata e Kurtit se nuk ka qenë i informuar për marrëveshjet më Serbinë është një turp

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka reaguar ashpër kryeministrit aktual, Albin Kurtit, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për marrëveshjet e nënshkruara në Mynih me Serbinë. Kurti tha dje se nuk ka qenë në dijeni për këto marrëveshje për hekurudhat dhe autostradat, teksa shtoi se të njëjtat nuk janë aprovuar nga Qeveria e tij. Haradinaj përmes një postimi ka shpërndarë një fotografi të takimit të tij si kryeministër me grupet punuese të Aviacionit Civil dhe ato të transportit rrugor. Ai thotë të ketë kërkuar nga ta që të jenë vigjilent dhe të mos negociojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Madje, deklarata e Kurtit se nuk ka qenë i informuar për këto marrëveshje, sipas Haradinajt është turp.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …