Haradinaj: Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet

Haradinaj: Detyra jonë është të sigurojmë që fëmijët tanë të jenë të edukuar mirë, të lirë e të sigurt

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar  në mbrojtën e të drejtave të fëmijëve. Haradinaj me anë të një postimi në facebook, ka thënë se fëmijët janë motivi i të gjitha përpjekjeve tona jetësore. “Realizimi i ëndrrave dhe shpresave të tyre është suksesi suprem i yni si shoqëri e shtet. Detyrë e jona e përbashkët është të sigurojmë që ata të jenë të edukuar mirë, të lirë e të sigurt dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune”, ka shkruar Haradinaj. Ai po ashtu ka marrë pjesë edhe në konferencën për shënimin e “1 Qershorit”  Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …