Haradinaj e quan inkurajues vlerësimin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin substancial të Kosovës

Haradinaj e quan inkurajues vlerësimin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur shumë inkurajues vlerësimin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin substancial të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Ai gjatë takimit me një delegacion të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), kryesuar nga zëvendëspresidentja, Karen Sessions, tha se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën që SHBA ka dhënë për Kosovën, veçanërisht  përmes programit të MCC-së që mbështet përpjekjet për reforma në fusha të ndryshme. Ndërsa, Sessions shprehu gatishmërinë që bashkëpunimet mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës të vazhdojnë edhe në të ardhmen

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …