leoni

Haradinaj godet Bashën, Abdixhiku përjashton koalicionin me VV-në

 Skena politike në Kosovë u dominua nga deklarata të forta të dy liderëve opozitarë, Daut Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, reagoi ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, pas publikimit të disa shkrimeve të vjetra të këtij të fundit që cilësohen si kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Haradinaj tha se nëse do ta dinin për ato shkrime, AAK-ja jo vetëm që s’do ta kishte votuar Bashën, por “as binës s’kish guxuar me iu afru”. Ai e quajti Bashën “rrugaç” dhe theksoi se ai “është kryetar i Kuvendit i Albin Kurtit, që nuk përfaqëson as vetveten e as familjen e tij”. Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përjashtoi çdo mundësi për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai deklaroi se “fjala e dhënë ka peshë” dhe se “politika e marrëveshjeve nën tavolinë ka përfunduar”. Abdixhiku tha se qytetarët duhet të besojnë në politikanë që mbajnë premtimet, duke theksuar se “LDK nuk është pjesë e politikës për pushtet, por e politikës me parime”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Sopi: Shtyerja e seancave për krerët e UÇK-së, për në nëntor është zvarritje e qëllimshme

Gjykata Speciale në Hagë kanë njoftuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të …