Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri Haradinaj i cilëson si primitive kërcënimet që vijnë nga ana e Serbisë për hyrje ushtarake në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet që vijnë nga ana e Serbisë për hyrje ushtarake në veri të Kosovës. Deklaratat e tilla i pari i ekzekutivit të Kosovës i quan primitive. “Mendoj se janë primitive këto deklaratat e Vuçiqit ose kujtdo prej zyrtarëve serbë. Më se miri kish qenë besoj për Serbinë me ndalë blerjen e armëve në Moskë. Mos me harxhu pare për armë”, thotë Haradinaj. “Nëse e merrni sistemin raketor që e kanë ble ata në Moskë ai sistem nuk iu vyn sepse ata do të godasin vetëm vende të NATO-s. Nuk e di ku e shfrytëzojnë ata një arsenal të tillë’, shtoi ai. “Është primitivizëm. Më mirë është Vuçiq dhe udhëheqësit e Serbisë me e ftu popullin e vetë drejt BE’së dhe pranimit të njohjes së Kosovë në kufijtë ekzistues. Këto deklarata nuk ndryshojnë asgjë në gjendjen reale në terren”, thekson kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …