leoni

Haradinaj: 27 marsi 1999 ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare, ku forcat serbe vranë e masakruan shumë shqiptar

Ramush Haradinaj: Edi Rama është porsi një vëlla, ashtu sikurse janë të gjithë shqiptarët e tjerë

Edhe pse u quajt gënjeshtar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se homologu i tij, është porsi një vëlla për të, ashtu sikurse janë të gjithë shqiptarët e tjerë. Këtë deklaratë Haradinaj e bëri pas homazheve që bëri tek varri i heroit Ilir Konushevci dhe i Hazir Malajt. Ai tha se respekton institucionin e homologut të tij shqiptar. I pyetur nga gazetarët për deklaratat e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku ajo ka përjashtuar veten nga çdo plan se ajo bashkë me presidentët Vuçiç dhe Thaçi si dhe kryeministrin Rama, ka qenë pjesë e një plani për ndarjen e Kosovës, Haradinaj ka zgjedhur të mos përgjigjet direkt. Ai ka thënë se suksesi më i madh i samitit të Berlinit është kalimi i procesit të dialogut nga shefja Federica Mogherini, në përgjegjësi të kacelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron. Në fund, Haradinaj tha se duhet të ndryshohet regjimi i kufirit me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …