Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kosova është në rrugë të mirë për ta mposhtur pandeminë

Duke folur për gjendjen aktuale në fushën e shëndetësisë në vendin tonë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është në rrugë të mirë për ta mposhtur pandeminë. Ai ka deklaruar për Ekonomia Online se javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme. “Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve. Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme. Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve, ka deklaruar mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …