Haradinaj kujton dëshmorët e UÇK-së: Sa herë i kërkoi atdheu, ata ishin të gatshëm për sakrificë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot disa nga dëshmorët e rënë për liri, duke vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka përmendur me respekt Enver Dobrajn, Jetmir Mazrekajn, Gazmend Lokajn, Ramiz Racin, Safet Rexhepin dhe Shaban Shabanin, duke theksuar se ata gjithmonë ishin të gatshëm për të dhënë gjithçka për vendin.

“Sa herë e kërkoi Atdheu, ata ishin të gatshëm për sakrificë. Enver Dobraj, luftëtar sypatrembur me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja kundër armikut. Të tillë ishin edhe Jetmir Mazrekaj, Gazmend Lokaj, Ramiz Raci, Safet Rexhepi dhe Shaban Shabani. Nder dhe lavdi përjetë!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të …